West Side Family - Jeta Shkon Тексты

Jeta shkon, keshtu ka qene,keshtu do të jetë gjithmon

Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
ne cdo kohe ndodh keshtu se jeta shkon.
(2 here)

Kur marr fletoren e shkruaj, per jeten po mendoj,
Sa e çmendur me pasjone koha qe jetoj,
Me suksese, dhimbje, ndjenja qe si pejsazh me shfaqen tani
Gjithe bota eshte per njerezit cdo njeri ka boten e tij,
Me kalojne para sysh njerezit qe m'u larguan
e fatet tona bashke nisen e shkaterruan
Se disa ngelen ne vend e disa u harruan,
disa hipen shume lart dhe per te kaluaren s'u kujtuan
Se jeta prape me shfaqet ne cdo cast ne cdo hapa
Qendrova per nje cast, e ktheva koken mbrapa
Pashe njerez ne udhekryq qe kalonin ne rrugen time
Me sillnin si lajmetar mua brenga dhe gezime
Qeshja, qaja, merzitesha, gezohesha,
per nje cast humbisja pastaj serish jetoja
Prap ne kete rruge qe s'e di ku po me con,
vec nje gje besoj se di, e di qe jeta shkon

Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
ne cdo kohe ndodh keshtu dua t'them se jeta shkon.
(2 here)

Ne kete jete e njejme vetem si pika uji ne det,
se ku do na coj kjo rryma nuk e dim as vete
Se deri ketu ku jam, kam pare shume fytyra
qe marrin shume ngjyra, te pastra dhe te ndyra
te heshtura, ziliqare, ekspresive e te marra
qe me dhane mua te shkruaj per kete risk te papare
Te flas pak per jeten ne oqeanin ku ne jemi
s'na ndihmon as fati se tersin me vete e kemi
Eshte konfuzion, e di, ka shume drama,
duhet te ndryshoj duke filluar nga Tirana
Duhet njehere e mire, ta leme kete bote te vjeter,
si ne West Side te krijojme nje jete tjeter
Me te tjera vizione, me te tjera ide,
mbi germadhat e se vjetres, te ndertojme nje bote te re
Te ecim ne rrugen qe se di ku po me con
Cdo hape eshte fitore e me hapa jeta shkon

Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
ne cdo kohe ndodh keshtu dua t'them se jeta shkon.
(2 here)

E mbaj mend si tani kur nena ne shkolle me coi
e ma tha me lote ne sy, jeta per ty filloi
Ia dedikoj gjithcka asaj se shume here une u rrezov
a, u ngrita prap vazhdova drejt rruges time shkova
Shume thika prapa shpine, e shume buzeqeshje hipokrite,
eshte cmimi i se vertetes eshte kosto e kesaj jete
Qe nis nga lagja ime e sot eshte ne kete keng,
ne ndonje copez do te jete shkruar ne tjeter vend
Lagja ime, jeta ime, rruga ime, qe femije me suksese e deshtime,
eshte e bukur e veshtire e vertete
Kur me ngre, me zhgenjen me hedh e me pret
Por gjithmon nje mesim me meson, e gjithe jeta eshte nje leksion
qe vazhdon, qe vazhdon, qe vazhdon...
Zerat me thone Jeta Shkon !!!

Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
ne cdo kohe ndodh keshtu dua t'them se jeta shkon.
(2 here)
Этот текст прочитали 278 раз.